E rrahu me shkop druri një person, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit

Kronikë e zezë

E rrahu me shkop druri një person, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit

Më: 25 janar 2022 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur një muaj paraburgim ndaj L.U. për veprat penale ‘sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se më 22 janar, në orët e mesnatës, në Prizren, i pandehuri, bashkë me dy persona të tjerë, që janë në arrati, e ka sulmuar fizikisht L.M., i cili ishte në veturë.

Ata, me një shkop druri, e kishin goditur viktimën në kokë dhe e kishin rrahur.

Më pas, ia kishin dëmtuar edhe veturën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat