Sherr në një familje: Reja rreh vjehrrën, më pas burri sulmon gruan e tij

Kronikë

Sherr në një familje: Reja rreh vjehrrën, më pas burri sulmon gruan e tij

Më: 30 janar 2022 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Nusja ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj pas një mosmarrëveshje në një familje në Prishtinë, njofton policia.

Në këtë ngjarje ka ndërhyrë edhe i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas ka sulmuar gruan e tij.

Rasti është lajmëruar në polici dhe më vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 29.01.2022-15:00. Pas një mosmarrëveshje në familje, e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër kosovare, ndërsa duke ndërhyrë i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar bashkëshorten e tij të dyshuarën femër. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat