Vetaksidentohet vetura, vdes 22 vjeçarja në Novobërdë

Kronikë e zezë

Vetaksidentohet vetura, vdes 22 vjeçarja në Novobërdë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Stanishor në komunën e Novobërdës, ku nga ky aksident ka mbetur e vdekur një vajzë 22 vjeçare.

Rasti e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëher kur vetura , me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor. i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, në vendin e ngjarjes mjeko ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan”, ka thënë ai./arbresh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat