Prokuroria kap tre persona që futnin telefona ilegalisht në Kosovë

Kronikë e zezë

Prokuroria kap tre persona që futnin telefona ilegalisht në Kosovë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Prokuroria e Prizrenit ka ndaluar tre persona S.E., Y.E., dhe R.E., për kontrabandim të mallrave dhe shmangie nga pagesat e detyrueshme doganore.

Prej një kohe ata dyshohet se kanë kryer bartjen e mallrave dhe atë të telefonave mobilë të markave të ndryshme të llojeve të fundit, e të cilët me pas i fshehin në lokacione të ndryshme në Prizren.

Më pas, ata këto sende të përfituara në mënyrë ilegale dhe duke shmangur kontrollet doganore iu shesin tregtarëve të ndryshëm në qytetet e Kosovës si në Pejë, Deçan, Ferizaj, Kaçanik, si rrjedhojë e kësaj i shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale buxhetit të Republikës së Kosovës, në shumën prej 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganore janë 21,509.41 Euro.

Me aktvendim të prokurorit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat