​Gjobitet shoferi në Ferizaj pasi voziste 113 km/h në zonën 50 km/h

Kronikë e zezë

​Gjobitet shoferi në Ferizaj pasi voziste 113 km/h në zonën 50 km/h

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

35 vjeçari A.M është gjobitur me 500 euro dhe i është i heq patentë shoferi meqë ai voziste 113 km/h në zonën 50 km/h.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt. 

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:05 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 113 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.K (M/K) i moshës 35 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit (1) masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet në komunikatën e policisë. 

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, u ka bërë shoferëve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat