Festa u kthye në tragjedi, policia jep detajet e para: Dyshohet se polici u vra aksidentalisht nga kolegu i tij

Kronikë e zezë

Festa u kthye në tragjedi, policia jep detajet e para: Dyshohet se polici u vra aksidentalisht nga kolegu i tij

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

(E plotësuar 08:55) - Një polic i Kosovës ka humbur jetën ditën e premte në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Policia bën të ditur se ai ka vdekur pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga një person, gjatë një ndeje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:50.

“Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Policës.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar.

Polici që u vra mbrëmë në Zllatar ishte 25 vjeç

Mbrëmë dyshohet se aksidentalisht ka vrarë vetën një polic në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Media ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke mësuar se ka ndodhur një incident me armë zjarri.

Fillimisht është dyshuar se një polic aksidenalisht ka shkrepur armën dhe ka marrë plagë të rënda, duke humbur kështu jetën.

Merret vesh se polici i vrarë ishte 25 vjeç dhe se Policisë së Kosovës iu bashkua rreth tre muaj më parë.

***

U raportua për vrasjen e një zyrtari policor në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Polici Lirim Haxholli humbi jetën pasi u plagos aksidentalisht nga arma e zjarrit. 

Burimet kanë dhënë detaje për ngjarjen tragjike që ndodhi. 

Sipas këtyre burimeve gjithçka ndodhi në një villë të Zllatarit, ku rreth 15 policë u mbledhën për të festuar për qejf. 

Festa u kthye në tragjedi, ku pas përfundimit të ndejës njëri nga zyrtarët policorë dyshohet se aksidentalisht e shkrepi armën e zjarrit dhe plagosi policin Haxholli. 

Lirimi u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq. 

Mësohet po ashtu mëson se viktima dhe i dyshuari, ishin të gjeneratës së njëjtë.

Ngjarje tronditëse/ Vritet një polic në Prishtinë

Një zyrtar policor ka vdekur pasi është plagosur me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës.

Kjo gjë ka ndodhur në orët e vonshme të mbrëmjes së të premtes.

Media mëson se polici është dërguar në spital, por nuk ka arritur të shpëtojë.

Media do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat