Kjo është arsyeja për vrasjen e policit në Zllatar

Kronikë e zezë

Kjo është arsyeja për vrasjen e policit në Zllatar

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 15:24
Lirim Haxholli

Inspektoriati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 6 pjesëtarë të PK-së, të lidhur me rastin e vrasjes së mbrëmshme në Zllatar.

Në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në një ndejë private ku morën pjesë 15 zyrtarë policorë që të gjithë jashtë detyrës zyrtare.

Personi i dyshuar në këtë rast është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të vrasje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Burime të mediave bëjnë të ditur se, arsyeja e arrestimit të pesë zyrtarëve të tjerë u bë me arsyetimin se të njëjtit kishin shtirë me armë në ndjenë që po e mbanin.

Ndryshe, për rastin ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai ka reaguar pas vrasjes së policit Lirim Haxholli.

Sveçla i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit dhe në të njëjtën kohë ka bërë thirrje për hetim të plotë të rastit.

“Në orët e hershme jam njoftuar për incidentin me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar nga i cili ka humbur jetën pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lirim Haxholli. Shpreh ngushëllimet e mija familjes së të ndjerit për humbjen e familjarit të tyre” ka shkruar ai në Facebook.

“Me të marrë lajmin, kam kontaktuar Kryeshefin e IPK-së nga i cili kam kërkuar angazhimin maksimal të këtij institucioni në hetimin e plotë të kësaj ngjarje dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur.

Tashmë janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të vihen para përgjegjësisë” ka shtuar ministri Sveçla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat