Një person shoqërohet për në polici, iu gjetën në veturë barna me afat të skaduar

Kronikë

Një person shoqërohet për në polici, iu gjetën në veturë barna me afat të skaduar

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:57
Ilustrim

Është shoqëruar për në stacionin policor një burrë në Zhur.

Kjo pasi atij iu gjetën në veturë barna me afat të skaduar, përcjell Klankosova.tv.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij kishte të ngarkuar mallra (barna) me afat të skaduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se rasti i dorëzohet inspektoratit sanitar të AUV-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat