Iu gjetën 10 qese të vogla me marihuanë dhe kokainë, arrestohet një person në Klinë

Kronikë e zezë

Iu gjetën 10 qese të vogla me marihuanë dhe kokainë, arrestohet një person në Klinë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:59
Ilustrim

Një person në Klinë është arrestuar pasi të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar 10 qese të vogla me marihuanë dhe kokainë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas kontrollit në një lokal në të cilin i dyshuari ishte duke punuar.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në një lokal në të cilin i dyshuari ishte duke punuar, kanë gjetur dhe konfiskuar dhjetë (10) qese të vogla substancë të dyshuar narkotike marihuanë dhe kokainë me peshë afër 30 gram”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat