E mashtroi se do t’i rregullonte vizën sllovene, arrestohet i dyshuari nga Istogu

Kronikë e zezë

E mashtroi se do t’i rregullonte vizën sllovene, arrestohet i dyshuari nga Istogu

Më: 9 mars 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një person është arrestuar me dyshimin se ka mashtruar për rregullim të vizës sllovene, për çka ka marrë edhe para.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në fshatin Muzhevinë të Istogut.

Ndërkohë që pre e këtij mashtrimi kishte rënë një person i cili kishe dhënë edhe para për t’u pajisur me vizën sllovene por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Fsh. Muzhevinë, Istog, 09.02.2021 – 13:00. Me 08.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar se do t’i rregullojë në vizë sllovene, i ka marrë paratë dhe nuk ka rregulluar vizën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat