E pabesueshme: Pejani ngujon në dhomë gruan me fëmiun 8 muajsh, ndërhyn policia

Kronikë e zezë

E pabesueshme: Pejani ngujon në dhomë gruan me fëmiun 8 muajsh, ndërhyn policia

Më: 21 mars 2022 Në ora: 10:20
Policia e Kosovës

Policia ka pranuar një informacion se një grua është privuar nga liria, e njëjta ka qëndruar e mbyllur në dhomë së bashku me foshnjën e saj 8-muajshe.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka liruar viktimën nga ajo dhomë.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas pranimit të tretmanit mjekësorë është dërguar tek familja e saj.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes policia ka gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË /Pejë, 20.03.2022-16:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës se një viktimë është duke u mbajtur e mbyllur në një dhomë shtëpie, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër kosovare me foshnjën e saj tetë muajsh.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor , dhe pas pranimit të tretmanit mjekësorë është dërguar tek familja e saj. N

jësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat