Golfi përmbi Polo, lëndohet vozitësja

Kronikë

Golfi përmbi Polo, lëndohet vozitësja

Më: 23 mars 2022 Në ora: 14:28
Foto nga aksidenti

Një vet aksident ka ndodhur në Gjilan.

Vetura e tipit “Golf 2” i ka tejkaluar rrethojat duke rënë mbi një veturë tjetër “Polo”, që ishte e parkuar.

Si pasojë vozitësja e veturës ka pësuar lëndime trupore.

Kështu bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Ka ndodhur një vet aksident ku një veturë në lëvizje e ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, ku vozitësja ka pësuar lëndime të lehta dhe janë shkaktuar dëme materiale”.

“Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i heton rrethanat se si ka ardhur deri tek aksidenti”.

Pamjet janë siguruar nga Radio Star Gjilan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat