Aksident i rëndë, treni godet veturën në Pejë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, treni godet veturën në Pejë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 20:31
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llabjan të Pejës.

Teksa ishte duke udhëtuar në relacionin Prishtinë-Pejë, treni ka goditur një veturë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25, teksa si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.

“Rreth orës 18:25, Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një perosn ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, teksa lëndimet janë jo serioze” ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat