Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Një këmbësor është goditur nga një veturë mëngjesin e sotëm në afërsi të objektit të Komës së Vjetër në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 11:30, në afërsi të objektit të Komunës së vjetër, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti,

Ajo tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat