Gjuajtje me armë, i dyshuari thotë se gjuajti për t’i frikësuar komshinjtë

Kronikë

Gjuajtje me armë, i dyshuari thotë se gjuajti për t’i frikësuar komshinjtë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Në fshatin Palabardh të Gjakovës kanë ndodhur gjuajtje me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor.

Lajmin e ka konfirmuar Nystret Gjurkaj, i cili tha se i dyshuari N.Gj. është ndaluar për 48 orë.

“Patrulla policore ka dalë në këtë lokacion , i dyshuari është shoqëruar ëe stacion policor, është konfiskuar  një armë gjysmëautomatike, karikator me 14 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit te njëjtë “, thuhet në konfirmimin e policisë.

I dyshuari  ka pohuar te ketë shtënë në ajër për t’i frikësuar disa fqinjë me të cilët nuk kishte raporte të mira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat