Digjet një nga restorantet më të njohura në Radac të Pejës, raportohet për dy të asfiksuar

Kronikë e zezë

Digjet një nga restorantet më të njohura në Radac të Pejës, raportohet për dy të asfiksuar

Më: 29 mars 2022 Në ora: 23:26 Përditësuar në ora: 00:36 më 30.03.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje nga zjarri në restorantin “Ujvara e Drinit”

Në njoftimin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Pejë thanë se kanë arritur ta shuajnë zjarrin e madh.

Njoftimi:

Përfshihet nga flakët një nga restorantet në,Radavc të Pejës “Ujvara e Drinit”

Zjarrëfiksit e Komunes së Pejës kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes dhe arritën ta shuajn zjarrin e madh që ka kapluar restorantin në fjalë.

Në vend të ngjarjës ka dalur edhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ,Z.Gzim Gashi, ku edhe falenderon Ekipin e Zjarfikësve.

(23:25) -Një nga restorantet më të bukura në Kosovë “Ujvara e Drinit” në Radac të Pejës është djegur pasditën e sotme.

Raportohet se dy persona janë asfiksuar nga zjarri.

Të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe gjendja e tyre është stabile.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin e madh që ka kapluar restorantin e njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat