Gruaja nga Malisheva rrahet nga burri dhe kunati i saj

Kronikë e zezë

Gruaja nga Malisheva rrahet nga burri dhe kunati i saj

Më: 30 mars 2022 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Dy burra kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje në Malishevë. Viktima është rrahur nga burri dhe kunati i saj.

Policia ka arrestuar të dyshuarit, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Malishevë 29.03.2022 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare bashkëshortes respektivisht kunatës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat