Grabitje e armatosur në Istog, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Istog, tre të arrestuar

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:06
Ilustrim

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar veturën e cila ishte duke qarkulluar në fshatin Suhogerll- Istog dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar që viktimat njëri nga ta i mitur, të largohen nga automjeti.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, ku viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa nga të dyshuarit nga viktimat kanë marrë nëntëqind euro, dy telefona, të cilët i kanë thyer në vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy kilometra nga vendi i ngjarjes e braktisur.

”Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante nga Stacioni Policor Istog dhe njësiti i Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë. Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me datë 30.03.2022, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre të dyshuarit e këtij rasti.

Me qëllim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë të gjata tre karikator. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat