Aksidenti me fatalitet në Podujevë u shkaktua nga një shofer i mitur

Kronikë e zezë

Aksidenti me fatalitet në Podujevë u shkaktua nga një shofer i mitur

Më: 4 prill 2022 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një person ka shkelur me veturë një këmbësor dje në Shajkovc të Podujevës. Viktima ka vdekur në QKUK pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve.

Sipas policisë, shoferi i veturës është i mitur.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i tij:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Shajkovc, Podujevë. 03.04.2022-12:17. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku  një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, ndaj mashkullit kosovar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat