Incident në Burgun e Sigurisë së Lartë, i burgosuri e bënë për spital gardianin

Kronikë e zezë

Incident në Burgun e Sigurisë së Lartë, i burgosuri e bënë për spital gardianin

Më: 6 prill 2022 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Një i burgosur që po vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës, të martën pasdite për motive ende të panjohura ka sulmuar fizikisht një gardian brenda në pavijon.

Burimet kanë thënë se gardiani ka marrë lëndime në fytyrë për çka ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i rastit i cili ka urdhëruar policinë që ndaj të burgosurit të hapet rasti për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke thënë se i njëjti është raportuar rreth orës 15:00.

“Raportohet se një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht një zyrtar, mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat