Tri raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje në 24 orë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për tri raste të dhunës në familje në 24 orë.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren e Klinë.

Prishtinë, 06.04.2022 – 00:50. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prizren, 06.04.2022 – 12:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Klinë, 06.04.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat