Hajnat nuk ndalen në Podujevë, këtë herë vjedhje e rëndë në fshatin Bajçinë

Kronikë e zezë

Hajnat nuk ndalen në Podujevë, këtë herë vjedhje e rëndë në fshatin Bajçinë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Janë duke vazhduar vjedhje e rënda nëpër disa fshatra të Komunës së Podujevës.

Pas fshatit Peran, një tjetër vjedhje ka ndodhur në fshatin Baçinë të kësaj Komune. Por, përkundër dallimit të fshatit, vjedhja ka qenë e njëjtë.

“Fsh. Bajqine, Podujevë,  06.04.2022 – 21:27. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si vjedhje e rëndë, ndërkohë që i njëjti po vijon të hetohet nga organet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat