Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradën “Arbër Xhaferi”, detaje nga policia

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradën “Arbër Xhaferi”, detaje nga policia

Më: 7 prill 2022 Në ora: 19:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para pak minutash u raportua për përfshirjen e një veture nga zjarri në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Lidhur me këtë rast, media ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë nëse ka të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha se njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes.

Sipas tij deri tash nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Para pak çaste policia është njoftuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i dytë Lipijan-Ferizaj). Policia i është përgjigjur këtij njoftimi, nga vendi i ngjarjes raportojnë se nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat