Shumë para të falsifikuara qarkullojnë në Kosovë, raportohen disa raste

Kronikë e zezë

Shumë para të falsifikuara qarkullojnë në Kosovë, raportohen disa raste

Më: 8 prill 2022 Në ora: 10:09
Ilustrim

Janë shtuar rastet e raportuara në Polici për identifikim të parave të falsifikuara. Vetëm dje në Policinë e Kosovës  janë raportuar disa raste për këtë çështje.

Kartëmonedha që më së shumti u has e falsifikuar është 100 € e raste të tilla ndodhën në Prishtinë dhe Prizren.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është  deponuar një kartëmonedhë pre 100 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar. Po ashtu një femër kosovare ka raportuar se është hasur në një kartëmonedhë pre 100 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Rast tjetër u raportua edhe në Obiliq ku ankuesja femër kosovare ka raportuar se është deponuar një kartëmonedhë pre 50 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.  Rasti është duke u hetuar

Ndër të tjera Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Prizren për falsifikim ta parave. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat