Arrestohen dy persona në Prishtinë, u zunë duke shkëmbyer marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u zunë duke shkëmbyer marihuanë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë të cilët janë zënë duke shkëmbyer substanca narkotike.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raport.

Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar.

Ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat