Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet një person në Mitrovicë

Më: 11 prill 2022 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se lëndime ka pësuar vetëm motoçiklisti.

“Rreth orës 16:00, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat