Rrahje në Dragash, një person bëhet për spital

Kronikë e zezë

Rrahje në Dragash, një person bëhet për spital

Më: 12 prill 2022 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Një qytetar në Dragash është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para një lokali në Dragash, rreth orës 12:00.

Raportohet se viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash, nga ku është njoftuar patrulla policore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë një deklaratë nga viktima, i cili ka thënë se dy persona e kanë rrahur para lokalit “Nuki”.

Për shkak të lëndimeve, i njëjti është dërguar në Spitalin rajonal të Prizrenit, për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat