Kontrabandë me kafshë, arrestohen 4 persona

Kronikë e zezë

Kontrabandë me kafshë, arrestohen 4 persona

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:33
Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare’ ’Perëndimi’’ në Gjakovë sot gjatë ditës ka pranuar një informacion se në afërsi të pikës kufitare në Ponoshec, në fshatin Morinë po dyshohej për kontrabandë me kafshë.

Lidhur me këtë zyrtarët policorë kanë realizuar një plan të përbashkët dhe kanë arritur që të arrestojnë katër persona.

‘’Zyrtarë policor nga të dyja shtetet kanë realizuar një plan të përbashkët taktik-operative dhe kane arrit të kapin/arrestojnë katër persona të dyshuar shtetas shqiptar (njëri nga ta është arrestuar nga autoritetet shqiptare) të cilët ishin duke kontrabanduar në këmbë rreth tetëmbëdhjetë (18) kafshë/gjedhe përmes rrugëve ilegale’,’ thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur më këtë është konsultuar prokurori edhe është iniciuar rasti ‘’Kontrabandë’’ ndërsa prej 4 personave, 3 prej tyre janë ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat