Vetaksident në Pejë, lëndohet vozitësi i veturës

Kronikë e zezë

Vetaksident në Pejë, lëndohet vozitësi i veturës

Më: 16 prill 2022 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.

Nga ky vetaksident ka mbetur i lënduar vozitësi i veturës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë.

“Sonte rreth orës 20:15 policia është njoftur se në rrugën “Zhujë Selmani”, ka ndodhur një vetaksident ku vozitësi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në në emergjencën e spitalit të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, u shpreh Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat