Në mbrëmjen e 9 prillit, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, një veturë e kishte goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime të rënda, e i cili ka vdekur dje në QKUK.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fushë Kosovës (NN) 09.04.2022 – 21:27. Lidhur me rastin, me 17.04.2022 nga QKUK është raportuar se këmbësori mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet në raport.