Gjenden 51 “toptha” me drogë në Burgun e Dubravës, ky ishte vendi ku ishin fshehur

Kronikë e zezë

Gjenden 51 “toptha” me drogë në Burgun e Dubravës, ky ishte vendi ku ishin fshehur

Më: 20 prill 2022 Në ora: 10:04
Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar se zyrtarë të Burgut të Dubravës kanë pranuar informata se gjatë patrullimit të bërë, kanë gjetur një qese e cila ka qenë e mbushur me substancë të dyshuar narkotike.

Tutje, bëhet e ditur se kjo substancë i përket llojit të marihuanës me peshë të përgjithshme prej 105 gram.

Më tej, tregohet se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe se rasti është nën hetim.

“Burgu i Dubravës, 19.04.2022-14:20.Nga zyrtarët e Burgut të Dubravës është pranuar informata se gjatë patrullimit të bërë rreth murit të pjesës se jashtme, është gjetur një qese e mbushur me 51 toptha të vegjël të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 105 gram. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, përfundohet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat