18 vjeçari kërkohej për vjedhje të rëndë, arrestohet

Kronikë e zezë

18 vjeçari kërkohej për vjedhje të rëndë, arrestohet

Më: 21 prill 2022 Në ora: 10:52
Ilustrim

Policët e stacionit në Ferizaj pasi kanë pranuar një informacion, sot rreth orës 06:00 kanë arrestuar në fshatin Jezerc, personin e kërkuar me inicialet M.G, i moshës 18 vjeçar.

Sipas Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej katërmbëdhjetë muajve .

“Polica të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat