Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, disa të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, disa të lënduar

Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë në mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prishtinë Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.

Sipas informatave në aksident janë lënduar disa persona, të cilët janë parë të shtrirë në rrugë.

Aty më vonë kanë dal edhe policia dhe autoambulanca.

Ndërkohë, janë shkaktuar edhe kolona të gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat