Lëndohen tre policë në aksident trafiku

Kronikë e zezë

Lëndohen tre policë në aksident trafiku

Më: 27 prill 2022 Në ora: 22:59
Ilustrim

​Tre zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicë, Avni Zahiti, i tha KosovaPress-it se shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen dhe janë duke u kryer hetime.

Aksident ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat