Theret me thikë një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 08:42
Foto ilustriml

Një person është therur me thikë në Prishtinë pas një mosmarrëveshje. Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. 

Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR / ARMËMBAJTJE PA LEJE /Rr.Fahri Fazliu, Prishtinë, 27.04.2022-02:36.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat