​Arrestohen ekspertët huaj të kultivimit dhe mirëmbajtje së drogave në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Arrestohen ekspertët huaj të kultivimit dhe mirëmbajtje së drogave në Prishtinë

Më: 1 maj 2022 Në ora: 10:47
Ilustrim

Dy shtetas të huaj të cilët ndodheshin në kërkim policor janë arrestuar nën dyshimin se ishin të përfshirë si ekspert të kultivimit dhe mirëmbajtje së substancave narkotike në një laborator droge i cili ishte zbuluar dhe shkatërruar nga Policia e Kosovës në muajin dhjetor të vitit të kaluar në një fshat të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se në kuadër të angazhimeve policore në luftën kundër parandalimit dhe luftimit të abuzimit, kultivimit apo trafikimit me droga, dje antidroga e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj shtetas të huaj

Sipas tij, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Si dhe është njoftuar zyra ndërlidhëse për bashkëpunim ndërkombëtar e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat