Aksident trafiku në Baran të Pejës, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Baran të Pejës, dy të lënduar

Më: 2 maj 2022 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi pasditen e kësaj të hëne në fshatin Baran të Pejës.

Në këtë aksident u përfshinë dy vetura, dhe rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

”Rreth orës 16:30 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Baran të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.

Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat