Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Patra, plagoset një person

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Patra, plagoset një person

Më: 7 maj 2022 Në ora: 07:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së premtes në një kafene qendrore në pedonalen e Agios Nikolaos në Patra, Greqi.

Sipas raportimeve lokale një person ka qëlluar me armë zjarri për arsye ende të panjohur ndaj dy burrave, me të cilët më parë ishte duke biseduar në lokalin në qendër të Patrës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë një person, i cili është transportuar në spital.

Autoritetet njoftojnë se janë vënë në kërkim për kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat