Dogana konfiskon 1,000 artikuj farmaceutikë në nëntë barnatore në disa lokacione

Kronikë e zezë

Dogana konfiskon 1,000 artikuj farmaceutikë në nëntë barnatore në disa lokacione

Më: 7 maj 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontroll në nëntë barnatore ku edhe kanë gjetur barna/medikamente të kontrabanduara nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Sipas komunikatës së doganës, lokacionet se ku janë gjetur janë në Graçanicë, Ranilluk, Shtërpcë, si dhe vende të tjera.

Te gjashtë (6) subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara.

Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat