Burri dhe vjehrri i bëjnë presion psikik dhe fizik gruas nga Prizreni

Kronikë e zezë

Burri dhe vjehrri i bëjnë presion psikik dhe fizik gruas nga Prizreni

Më: 8 maj 2022 Në ora: 08:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren një femër ka raportuar se ka pasur presion psikik dhe fizik nga burri dhe vjehrri i saj.

Policia njofton se nuk është raportuar për lëndime, ndërkaq rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka informuar se në vazhdimësi ka pasur presion psikik dhe fizik nga bashkëshorti dhe vjehrri i  saj m/ kosovar.

Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat