Një punëtor në Fushë Kosovë bie nga 3.5 metra lartësi, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Një punëtor në Fushë Kosovë bie nga 3.5 metra lartësi, dërgohet në QKUK

Më: 9 maj 2022 Në ora: 09:26
QKUK

Një burrë në Fushë Kosovë deri sa ishte duke punuar në një konstruksion metali, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi prej 3.5 metra.

Ai siç bënë të ditur Policia ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Fushë Kosovë 08.05.2022-17:30.

Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një konstruksion metali, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi prej 3.5 metra me ç’rast ka pësuar lëndime . Viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat