Sulmohet me thikë një person në Lipjan

Kronikë e zezë

Sulmohet me thikë një person në Lipjan

Më: 14 maj 2022 Në ora: 10:17
Ilustrim

Një person ka pranuar trajtim mjekësor i cili pas një zënke është sulmuar fizikisht me thikë nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:05 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një zënke është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull  kosovar i cili gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat