Kapet nga Policia i dyshuari që tentoi t’i vras babë e bir në Prishtinë, dërgohet në paraburgim

Kronikë e zezë

Kapet nga Policia i dyshuari që tentoi t’i vras babë e bir në Prishtinë, dërgohet në paraburgim

Më: 14 maj 2022 Në ora: 15:44
Ilustrim

Fatmir dhe Fisnik Asllani, babë e bir nga Prishtina përfunduan më 11 maj në QKUK pasi u therën me thikë në rrugën “Arben Xheladini”.

Pesë persona të cilët kishin probleme me djalin 17-vjeçar i sulmuan prindin me fëmijë, duke u shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari kryesor nuk e shijoi lirinë gjatë, pasi Policia e Kosovës ka arritur ta prangos.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pas veprimeve hetimore të Policisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari L.B.

Pas arrestimit dhe caktimit të masës së ndalimit, Sinjali mëson se me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij për veprën penale “vrasje në tentative”.

Gazeta ka raportuar në natën që ndodhi ngjarja se babai 56-vjeçar, Fatmir Asllani ka dhënë deklaratë në stacion policor, pas marrjes së trajtimit mjekësor në QKUK, ku në dëshminë e dhënë para zyrtarëve policorë, ka deklaruar se rasti ndodhi derisa ishte rrugës me gruan dhe djalin e tij, kur u përballën me një sulm nga pesë persona.

I njëjti kishte deklaruar se të dyshuarit që i sulmuan dhe i therën me thikë kanë pasur probleme me djalin e tij, kohë më parë dhe siç duket kanë dalë për t’i qëruar hesapet, si pasojë e ngatërresave.

Përveç babait, edhe djali i tij, ka marrë trajtim mjekësor në QKUK, për shkak se i njëjti ishte në gjende më të rëndë. Viktima është trajtuar në repartin e Urologjisë në QKUK, ku është operuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat