Aksident mes veturës dhe traktorit, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes veturës dhe traktorit, ka të lënduar

Më: 15 maj 2022 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Ngasësi i një traktorit ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Ai është dërguar për trajtim në Qendren Klinike Unversitare të Kosovës.

Në aksident ishin të përfshirë një traktor dhe një automjet.

Kështu tha Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Sonte, rreth orës 21:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik afër rest. “Milenium ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe një traktor . Për pasojë e këtij aksidenti, veç dëmeve të shkatuara materiale, lëndime trupore ka pësuar traktoristi, të cilit ndihma e parë mjekësore i është dhënë në vendin e ngjarjes , e më pas me autoambulancë dërgohet në QKUK-Prishtinë. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa Njësia e Komunikacionit po e heton rastin”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat