Burri në Mitrovicë rrah të fejuarën me kabllo të rrymës, e bën për spital

Kronikë e zezë

Burri në Mitrovicë rrah të fejuarën me kabllo të rrymës, e bën për spital

Më: 23 maj 2022 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre.

Shumë prej tyre nuk i denoncojnë burrat në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës. Një rast i tillë, mes një çifti të sapofejuar ka ndodhur edhe në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, dje, në orët e mëngjesit.

Mësohet se rasti është raportuar në Polici nga 20-vjeçarja, e cila e ka denoncuar të fejuarin e saj B.H., 36-vjeçar në Polici, për presionin dhe dhunën që po ia shkakton.

Burri nga Mitrovica, po dyshohet se për ditë të tëra e ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij, duke përdorur kabllo të rrymës e dara, me të cilat i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal.

Përballë kësaj situate, 20-vjeçara ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e raportuar të dyshuarin për dhunë në familje.

Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar, teksa ia ka gjetur edhe një armë të gjuetisë, për të cilën nuk ka pasur dokumentacion.

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje” dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat