U përfshinë në aksident dhe rrahin një person, arrestohen tre të tjerë

Kronikë e zezë

U përfshinë në aksident dhe rrahin një person, arrestohen tre të tjerë

Më: 27 maj 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Pejë janë arrestuar tre persona.

Të njëjtit kanë sulmuar një mashkull për shkak të një aksident trafiku me dëme materiale në të cilin aty për aty ishin përfshirë palët.

“Rr. Zahir Pajaziti, Pejë, 26.05.2022 – 12:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, dyshohet për shkak të një aksident trafiku me dëme materiale në të cilin aty për aty ishin përfshirë palët.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa (tre) të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat