Posedonte lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

Kronikë e zezë

Posedonte lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

Më: 27 maj 2022 Në ora: 15:43
Gjirokastër

Është vënë në pranga një 36-vjeçar në Gjirokastër pasi akuzohet për posedim lëndësh të dyshuar narkotike.

Përmes  operacionit policor të koduar "GAME OVER" u bë i mundur arrestimi i 36 vjeçarit me inicialet E,Ç , pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu iu sekuestrua një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Gjithashtu policia bën me dije se "Gjatë periudhës hetimore, e cila ka filluar në muajin dhjetor të vitit 2021, janë arrestuar shtetasit A. B., K. K., Z. H., E. C. dhe H. H., si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit H. Ç. dhe V. B., shpërndarës të lëndëve narkotike. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, rreth 380 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shpërndarje, 1 peshore elektronike, 22 paketa me cigare pa pullë fiskale, 5800 gramë duhan i grirë pa pullë fiskale, 2 automjete, 600 euro dhe 7 aparate celulare".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Image
Pamje nga aksioni

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat