​Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për lëndim trupor ndaj pronarit të një barnatoreje në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për lëndim trupor ndaj pronarit të një barnatoreje në Prishtinë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurve V.C. dhe A.C., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 22 maj 2022, rreth orës 02:20, para barnatores “Rexall”, në rrugën “Mark Dizdari”, në Prishtinë, derisa i dëmtuari D.A., ka qenë duke e mbyllur barnatoren e lartcekur, të pandehurit V.C. dhe A.C., me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë sulmuar me mjete të forta (shufra) të dëmtuarin, me të cilat veprime i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Po ashtu, ju njoftojmë se pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim me policinë, të pandehurit e lartcekur, më 27 maj 2022.

Janë ndaluar me aktvendim mbi ndalim për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të KPRK-s”, thuhet në njofitm. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat