Malishevë, aksident me të lënduar mes veturës dhe traktorit

Kronikë e zezë

Malishevë, aksident me të lënduar mes veturës dhe traktorit

Më: 30 maj 2022 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes veturës dhe traktorit ka ndodhur sot në fshatin Terpezë të Malishevës, ku ka mbetur i lënduar një person.

Sipas mjekut kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

“Ju njoftoj se në  fsh. Terpezë është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti. Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe një të lënduar (sipas të dhënave të deritanishme nga mjeku jashtë rreziku për jetë)”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat