Konfiskohen 336 dele në fshatin Doganaj të Kaçanik

Kronikë e zezë

Konfiskohen 336 dele në fshatin Doganaj të Kaçanik

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 09:14
Dele

Janë konfiskuar 336 dele në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Të njëjtat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Fsh. Doganaj, Kaçanik10.06.2022-13:40.  Janë gjetur një tufë delesh ( 336 copë), disa prej tyre pa matrikula, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të njëjtat  janë konfiskuar nga inspektorët e AUV-it dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Teksa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat